E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e PD përDoshin, PS: Taninjë për Berishën

TIRANE-Partia Socialiste ka reaguar sot menjëherë pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëri një kallëzim penal për kërcënim ndaj deputetit socialist të Shkodrës Tom Doshi.
Deputeti i PS, Taulant Balla ka thënë se do ti kërkojë grupit parlamentar të Partisë Socialiste depozitimin në Prokurori të një padie penale ndaj Kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Ballës, padia ndaj Berishës do të bëhet për kanosje në seancën kuvendore të vitit 2008.
“Në këtë seancë, Berisha më kërcënoi duke thënë se nuk do të kthehesha më në Parlament”, tha Balla duke akuzuar më pas kryeministrin si fajtor për rritjen e papunësisë, vonesën në procesin e liberalizimit të vizave si dhe krizën në ekonomi.
Ndërkohë po sot ka reaguar edhe deputeti i PS, Tom Doshi i kallëzuar penalisht nga PD për akuzën e kanosjes ndaj deputetit Gent Strazimiri.
Sipas Tom Doshit, padia ndaj tij në Prokurori shtë një akt i turpshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›