Nxënësit serbë në Kosovë prapë me programet e Beogradit

Beograd, 28 gusht – Fëmijët serbë në Kosovë nuk do të mësojnë sipas atyre programeve që mësojnë fëmijët shqiptarë, shkruan sot “Veçernje novosti” e Beogradit. Gazeta citon Predrag Stojçetoviqin, në cilësinë e shefit të Drejtoratit të shkollave me seli në Mitrovicë, se në Kosovë sivjet janë regjistruar 25 mijë nxënës.
“Sikundër edhe banorët e mjediseve serbe në Kosovë, edhe goranët janë përcaktuar, pavarësisht nga presionet shumëvjeçare të shqiptarëve, që fëmijët e tyre në shkolla të mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të Serbisë”, ka thënë Stojçetoviq, dukje paralajmëruar fillimin me kohë të mësimit në shkollat fillore dhe ato të mesme.
Sipas “Novostit” numri i nxënësve serbë është në nivelin e vjetshëm, por ka rritje të numrit të filloristëve në Graçanicë, Shterpcë dhe në pjesët veriore të Kosovës, ndërsa në disa mjedise me numër më të madh të kthyerish, si në Osojan, Cërkolez ose Skenderaj, ku deri në klasën e katërt nuk është asnjë nxënës serb, numri i nxënësve ka rënë.
“Novosti” rikujton formimin e grupit të punës, në të cilin “fatkeqësisht”, siç thuhet në shkrim, merrnin pjesë edhe përfaqësues të serbëve nga komunat që punojnë brenda institucioneve të Kosovës, të cilët “bënë presion në drejtorët e shkollave tona që në programet mësimore të përfshijnë disa lëndë që i shfrytëzojnë nxënësit shqiptarë, siç janë historia e gjeografia”. Gazeta vazhdon se “Në këtë mënyrë fëmijët serbë në Kosovë do të mësonin për shembull se terroristi i njohur Adem Jashari është hero”.
Drejtorët e shkollave tona, siç i quan kjo gazetë shkollat me mësim në gjuhën serbe në Kosovë, “kanë bërë me dije se prindërit dhe nxënësit janë të vendosur të vazhdojnë arsimimin me planet e programet mësimore serbe edhe me çmim të ndjekes nga shkollat”, citon “Novosti” Stojçetoviqin.