Bentler:Strukturat paralele nuk janë përgjegjësi e KFOR-it
Situata e sigurisë në Kosovë është e stabilizuar dhe kjo është arsyeja pse NATO-ja do të reduktojë një numër trupash nga Kosova, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Markus Bentler. "Nëse ky reduktim ndikon në situatën e sigurisë, gjë që ne nuk e parashikojmë", atëherë sipas gjeneralit Bentler "ky vendim i NATO-s nuk do të jetë i vlefshëm".
"Më duhet ta përsëris se situata e sigurisë në Kosovë është shumë e qëndrueshme. Nuk kemi kërcënime nga jashtë, nëse mund të themi kështu. Po ashtu nuk kemi kërcënime që njerëzit e Kosovës të ndihen jo të sigurt. Brenda Kosovës kemi një situatë të qëndrueshme, njerëzit e etnive të ndryshme janë të interesuar për një jetë më të mirë. Kemi parë disa përplasje të vogla në veri të Mitrovicës, mirëpo, në përgjithësi situata është e qetë", ka thënë Bentler