SHBA/Obama fajëson Al Kaedën për sulmin ndaj aeroplanit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama për të parën herë ka akuzuar bashkëpunëtorët e Al Kaedës në Jemen për armatosjen dhe trajnimin e nigerianit 23 vjeçar, i cili do të hidhte në erë aeroplanin amerikan në Ditën e Krishtlindjeve.
Në fjalimin e përjavshëm radiofonik, Obama tha se i dyshuari, Umar Faruk Abdulmutallab, kishte udhëtuar në Jemen ku "duket se i ishte bashkangjitur një grupi të afërt me Al Kaedën, dhe se ky grup i Al Kaedës në gadishullin Arabik e ka stërvitur atë, e ka pajisur me eksploziv dhe e ka drejtuar që ta sulmojë aeroplanin, i cili po fluturonte drejt Amerikës".
Të hënën, dega e Al Kaedës në gadishullin Arabik mori përgjegjësinë për përpjekjen për të sulmuar aeroplanin.