E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema: Më pëlqen një eksperiencë në Spanjë ose Itali

Lion - Karim Benzema i hap dyert skuadrave të cilat janë të interesuara për shërbimet e tij. Vetë Benzema shprehet se, megjithëse ndjehet mirë tek Lioni, do ta pëlqente një eksperiencë në Spanjë ose Itali.

“Unë ndejehem mirë tek Lioni, por, më pëlqen edhe një eksperiencë në klubet e huaja të mëdha si, Barcelona, Real Madrid, Inter, ose Milan”, deklaron Benzema.

Benzema vlerësohet mjaft nga specialistët. Madje, disa prej tyre deklarojnë se ardhmja e tij do të jetë më e lavdishme se e Platinisë dhe Zidanit.

Nga futbollistët e mëdhenj, veç Benzemasë, në qendër të vëmendjes është edhe Adebajor. Barcelona është e gatshme të derdhë 22 milion euro për të marrë shërbimet e futbollistit të Arsenalit.

Eto është një emër tjetër që pritet të lëvizë në merkaton e verës. Skuadra më e mundshme për të ardhmen e kamerunasit është Interi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›