Halili: Tirana nuk është ekip pazaresh
Tiranë - Refik Halili deklaron se Tirana nuk është nga ato ekipe që merren me pazare ndeshjesh. Deklarata e numrit një të Tiranës vjen pas akuzave të lëshuara nga Valter Fushaj pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, e cila përfundoi në barazim. Fushaj deklaroi se ka klube nëpër rrethe të cilat punojnë në favor të Tiranës. Për ironi, Elbasani është kundërshtari i kryeqytetasve këtë javë.
Ndeshja do të luhet në Tiranë, dhe vendasit janë më të favorizuar se miqtë e Elbasanit. Për këtë, Halili paraprin akuzat që mund të dalin në qoftë se skuadra e tij fiton me elbasanasit.
“Tirana nuk merret me pazare në kampionat. Me këto akuza që janë bërë kundër nesh, kërkojnë të njollosin jo vetëm klubin, por edhe futbollistët, të cilët janë më të mirët e Kategorisë Superiore dhe po luftojnë në mënyrë të ndershme për t’u shpallur kampionë”, deklaron Refik Halili.
Superndeshja e javës së 21-të, Tirana-Elbasani, do të zhvilloht ditën e nesërme në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Tirana ndodhet në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Elbasani, megjithëse ka shumë elementë cilësorë, ndodhet në vendin e tetë me 24 pikë.