E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti: Rruga jonë e vetme kundër Sienës është fitorja

Romë - Trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, nuk i lejon më asnjë gabim skuadrës së tij, pas asaj humbjeje poshtëruese javën e kaluar me Atalantën 0-3. Këtë fundjavë Roma do të jetë e angazhuar në transfertë me Sienën. Spaleti e sheh skuadrën e tij më lart se Siena, dhe për këtë kërkon vetëm fitore.

“Dua të shoh një Romë më konkrete. Jemi më të fortë se Siena, dhe për këtë duhet të tregojmë nivelin tonë për të arritur fitoren”, shprehet Spaleti.

Pas kësaj ndeshjeje, në mesjavë Roma do të luajë përballë Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Trajneri i kryeqytetasve kërkon që të shkëputet njëherë vëmendja nga ky takim, pasi më përpara është sfida me Sienën.

“Tani mendojmë për Sienën, dhe jo për Ligën e Kampioneve. Ata janë një skuadër në gjendje optimale, dhe kanë një trajner si Xhiampaolo”, deklaron në fund të deklaratës së tij Spaleti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›