“I love Partizani” nis sensibilizimin në Tiranë
Tiranë - Grupi “I love Partizani” vazhdon fushatën sensibilizuese në mbështetje të klubit të lavdishëm shqiptar. Partizani ndodhet në vështirësi ekonomike, dhe rrjedhimisht po kalon një situatë të vështirë edhe në renditje. Pas nisjes së mbledhjes së fondeve para disa ditësh, ky grup ka nisur sensibilizimin në disa shkolla të kryeqytetit.
"Kemi shpërndarë bluza ‘I love Partizani’ për të sensibilizuar të gjithë tifozerinë e kuqe kudo që ndodhet, të gjithë të rinjtë, të gjithë dashamirët e tifozët e Partizanit, qe ky ekip në këto ditë të vështira që ka shumë nevojë për mbështetjen e tyre dhe ne t’i qendrojmë sa më shumë pranë", shprehet një tifoz i Partizanit.
Partizani ndodhet në vendin e dhjetë të klasifikimit në Superligën shqiptare kur duhen edhe 13 ndeshje nga përfundimi. Nga Superliga shqiptare do të bien kategorisht dy skuadrat e fundit, ndërsa e nënta dhe e dhjeta do të luajnë në “Play Out” me skuadrat e Kategorisë I.