Strasburg, miratohen komisionerët e rinj të BE-së
Parlamenti Evropian me shumicë votash sot aprovoi komisionerët e rinj evropianë. Kështu Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën jeshile Komisionit të ri të udhëhequr nga Jose Manuel Barroso, me 488 vota pro, 137 kundër dhe 72 abstenim.
Në mbështetje të KE-së së rinovuar janë shprehur popullorët, socialistët, demokratët dhe liberaldemokratët.
Ndërsa kundër votuan jeshilet, e majta evropiane dhe euroskeptikët. Konservatorët evropianë abstenuan.
"Jemi krenarë për mbështetjen e gjerë. Tani jemi në gjendje të punojmë", ka deklaruar Barroso pas votimit.
Vendimi u hap rrugën 27 anëtarëve të komisionit, përgjegjës për propozimin dhe zbatimin e ligjeve të BE-së.