E Shtunë, 31 Tetor 2026

Estonia-Kosovës: Ndihmë në ngritjen e FSK-së

Ministri estonez i Mbrojtjes, Jaak Aaviksoo, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Prishtinë, u ka premtuar autoriteteve lokale mbështetjen e vendit të tij për forcimin e kapaciteteve të forcës së sigurisë. Gjatë takimit me homologun Fehmi Mujota, Aaviksoo ka vlerësuar hapat e para në ngritjen e FSK-së dhe ka sugjeruar që të vazhdohet në këtë drejtim.
"Estonia ka filluar të ndërtojë forcat e saj mbrojtëse para 18 vjetësh dhe ende nuk i ka arritur të gjitha qëllimet. Ju vazhdoni të punoni dhe do të keni mbështetjen tonë", ka deklaruar Aaviksoo.
Më herët gjatë vizitës, Aaviksoo është takuar me komandantin e KFOR-it Markus Bentler, i cili e ka informuar për situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›