E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema e Ribery në gjykatë për prostitucion, rrezikojnë burgun

Futbollistët e kombëtares franceze, Karim Benzema dhe Franck Ribery rrezikojnë burgun pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar shërbimet e prostitutës Zahia Dehar, atëherë nën moshën 18-vjeçare.

Dy futbollistët akuzohen se kanë pasur marrëdhënie seksuale me prostitutën që asokohe ishte nën moshë madhore, ndërsa nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me tre vjet burg dhe 450.000 euro në para. Megjithatë, të paktë janë ata që besojnë se kjo mund të ndodhë.

Vet Zahia u ka dalë në mbrojtje klientëve të saj, duke u thënë hetuesve se i kishte gënjyer Benzeman dhe Riberyn për moshën duke u thënë se ka mbi 18 vjet. Meqenëse i ka gënjyer për moshën, gjasat janë të mëdha që ata t’i ikin dënimit me burg.

Benzema i ka shfrytëzuar shërbimet e saj në vitin 2008, ndërsa Ribery në vitin 2009.

(a.k/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›