Qeveria turke paralajmëron: Do përdorim ushtrinë ndaj protestuesve
TURQI- Qeveria turke ka deklaruar se do të përdorë ushtrinë për ti dhënë fund tre javëve protesta në Stamboll dhe qytete të tjera.
“Qeveria do të përdorë të gjitha fuqitë e veta dhe forcat e armatosura nëse do të jetë e nevojshme”-deklaroi zëvendëskryeministri turk Bulent Arinc duke folur në televizionin shtetëror.
Sipas tij duhet ti jepet fund protestave të jashtëligjshme me cdo kusht. “Pra nëse policia nuk mjafton, është xhandarmëria, dhe nëse as ajo s’mjafton kemi edhe forcat e armatosura”-tha zëvendëskryeministri. Deklarata e tij i shtohet asaj të bërë nga ministri i Brendshëm Gyler, i cili foli për protesta ilegale që nuk do të tolerohen.
Ndërkohë sic raporton Agjencia e lajmeve Anadoll, kryeministri i vendit Rexhep Tayip Erdogan tha se nuk njeh Parlamentin Europian. Asambleja Parlamentare e Parlamentit Europian miratoi të enjten një rezolutë kritike ndaj brutalitetit të policisë turke dhe për qëndrimin e qeverisë dhe kryeministrit turk. E ndërkohë një gjueti e vërtetë ndaj gazetareve ka nisur nga policia turke në Stamboll, ku disa reporterë dhe gazetarë janë rrahur apo arrestuar.
(e.m/News24/BalkanWeb)