E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesfushori Gilman Lika, gati akordi me korçarët

Është drejt përfundimit me sukses tratativa për kalimin e Gilman Likës te Skënderbeu për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Pritet të zyrtarizohet marrëveshja midis presidentit të skuadrës kampione, Ardian Takaj dhe administratorit të bardhebluve, Krenar Alimehmeti. Pas një sërë negociatash, duket se është arritur marrëveshja që mesfushori shkodran të aktivizohet me Skënderbeun në ndeshjet europiane. Ndërkohë klubi kampion i Shqipërisë ka detyrimin të shlyejë pagën e dy muajve, atë qershor dhe korrik, periudhë në të cilën Lika do të konsiderohet pjesë e Skënderbeut. Tirana pretendonte që përveç pagës së dy muajve, korçarët të paguanin në arkën e klubit kryeqytetas dhe një shumë rreth 10 mijë euro, si dëmshpërblim për aktivizimin e tij me fanellën bardhekuqe.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›