E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema nuk largohet nga skuadra e Lionit

Lion - Karim Benzema nuk do të largohet nga skuadra e Lionit, të paktën edhe për një sezon. Këtë fakt e bën të ditur zëdhënësi i klubit Bernard Lakombe, i cili hedh poshtë të gjithë zërat e fundit që e shihnin atë larg skuadrës së Lionit.

“Nuk kemi ndërmend ta shesim Benzemanë. Të paktën edhe për këtë sezon ai do të aktivizohet me ekipin tonë”, thekson Lakombe.

Në të njëjtën linjë me klubin qëndron edhe menaxheri i futbollistit. “Lioni nuk ka nevojë për para. Benzema dëshiron të qëndrojë në këtë skuadër deri në zhvillimin e kampionatit botëror”, sqaron menaxheri i tij, Karim Djaziri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›