Rosi mesazh Juventusit: “Ëndërroj Serinë A!”
Torino - Xhuzepe Rosi i dërgon një mesazh të qartë klubit të Juventusit, duke deklaruar se do të pëlqente shumë të luante në Serinë A për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi italian ka një kontratë me spanjollët e Vilarealit, e cila skadon në vitin 2013. Por, ai deklaron se do ta pranonte me kënaqësi një ofertë nga “Zonja e Vjetër”.
“Ëndrra ime është të kthehem në Itali, por kontrata me Vilarealin nuk ma mundëson një gjë të tillë. Kam dëgjuar edhe për mundësinë e kalimit tek skuadra e Juventusit, por të shohim reagimin e skuadrës sime”, citohet Rosi nga gazeta torineze “Tuttosport”.