Shqipëria pjesëmarrëse në Lojërat Islamike
Tiranë- Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat e Solidaritetit të Vendeve Islamike. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, i cili ka qenë i pranishëm në Konferencën Islamike, që u zhvillua pak ditë më parë, ku konfirmoi edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në këto lojëra.
“Do të përfaqësohemi në Lojërat e Vendeve Islamike me një delegacion modest”, u shpreh sot sekretari Bello. Edicioni i dytë i Lojërave të Vendeve Islamike zhvillohet nga data 16-30 tetor në Teheran dhe në të marrin pjesë 57 vende anëtare të Konferencës Islamike. Garat do të zhvillohen në tri qytetet më të mëdha dhe më të zhvilluara të Iranit, duke filluar që nga Teherani, Esfahan dhe Mashhad.
Lojërat e Solidaritetit të Vendeve Islamike mbahen një herë në katër vjet, ashtu si dhe Lojërat Olimpike. Në edicionin e parë të këtyre lojërave morën pjesë 44 vende, ku mes tyre kishte dhe shtete që nuk u përkasin vendeve islame. Ndërkohë, këtë vit numri i shteteve pjesëmarrëse ka shkuar në 57.