E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema përfshihet në skuadrën e Lyonit

Skuadra e Olympique Lyonnais ka marrë një lajm të mirë, pasi që sulmuesi Karim Benzema, i cili ishte i dyshimtë për të udhëtuar në Camp Nou, është përfshirë në listën e lojtarëve të cilët do të ndeshen me Barcelonën.
Barcelona dhe Lyoni takohen të mërkurën mbrëma në Camp Nou për ndeshjen kthyese të 1/8 të Finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa mësohet se sulmuesi kryesor i skuadrës franceze do të jetë në fushë. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Lyonit, ndërkohë përveç Benzemas të gatshëm për lojë janë edhe Hugo Lloris dhe Jean-Alain Boumsong, të cilët munguan në humbjen e të shtunës kundër Lille në Ligue 1. Skuadra e plotë e Lyonit që do të udhëtojë në Camp Nou:Portierë: Hugo Lloris, Remy Vercoutre
Mbrojtës: Francois Clerc, Jean-Alain Boumsong, Cris, Lamine Gassama, Fabio Grosso Mesfushorë: Jeremy Toulalan, Mathieu Bodmer, Jeam Makoun, Kim Kallstrom, Juninho, Miralem Pjanic, Ederson, Cesar Delgado, Anthony Mounier, Kader Keita Sulmues: Karim Benzema, Yannis Tafer, Frederic Piquionne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›