Napoli i Edi Rejas pëson një tjetër goditje
Napoli - Java e 27-të rezultoi sërish fatale për Napolin e drejtuar nga Edi Reja. Napolitanët u mundën 0-2 brenda në fushën e tyre nga Lacio. Skuadra e Rejas ka filluar t’i zbresë një nga një shkallët, duke u renditur aktualisht në vendin e 11-të me 35 pikë, po aq sa ka edhe Udineze.
Presidenti De Laurentis ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara, dhe menjëherë pas kthimit do të bisedojë me drejtorin sportiv për të diskutuar të ardhmen e trajnerit Reja. Në mediat italiane përflitet se ndeshja e ardhshme në transfertë me Rexhinën do të jetë shansi i fundit për trajnerin Reja.
Donadoni është një nga emrat më të përfolur që mund të ulet në stolin napolitan. Megjithatë, nga klubi nuk është nxjerrë asgjë zyrtare rreth një lëvizjeje të mundshme.