E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Bajden bisedime me Nato-n

Zëvendëspresidenti Xho Baiden shkon sot në Bruksel për të biseduar me aleatët e NATO-s, në suazën e përpjekjeve të Uashingtonit për të marrë një mbështetje më të madhe nga europianët për Afganistanin. Mes çeshtjeve që do të diskutohen mund të jenë edhe sistemi i mundshëm amerikan për mbrojtje nga raketat si dhe marrëdhëniet me Rusinë: Vizita e zëvendëspresidentit Xhozef Baiden në Bruksel pason takimet e ngjashme para disa ditësh mes anëtarëve të NATO-s dhe Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton. Po ashtu ky takim mbahet vetëm disa javë para pjesmarrjes së Presidentit Barak Obama në samitin e Aleancës ndëratlantike që do të mbahet në fillim të muajit prill në Francë dhe në Gjermani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›