E Shtunë, 31 Tetor 2026

Essien përfshihet në skuadrën e Chelseat

Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, e ka përfshirë të porsakthyerin nga lëndimi i gjatë i gjurit, Michael Essien, në skuadrën e përgjithshme të Bluve që do të ndeshet kundër Juventusit të martën mbrëma në Torino. Ganezi nuk ka luajtur që nga shtatori i vitit të kaluar, ndërsa për të parën herë pas rikthimit është paraqitur në ndeshjen e FA Cup të shtunën kundër Coventry Cityt. "Mendoj së është shumë e rëndësishme të kesh një numër më të madh lojtarësh në dispozicion. Essieni është kthyer dhe tani ne kemi më shumë kualitet në skuadër", është shprehur Hiddink për "Sky Sports".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›