E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema synon të përmirësohet

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka bërë të ditur se synon të vazhdojë të përmirësohet. Francezi, i cili është aktualisht i angazhuar me përfaqësuesen e Francës në fushatën kualifikuese për Kampionatin botëror 2014, ka treguar ambiciet e tij.

“Ambiciet e mia janë gjithmonë të njëjta, të përmirësohem vazhdimisht”, deklaroi Benzema për UEFA.com.

“Jam me fat që luaj për një klub të madh, më nevojiten sezone të mira, sikurse vitin e kaluar, kurse duhet të paraqitem mirë edhe me Francën. Çka më mungon të bëhem futbollist i madh? Nuk e di. Jam duke punuar shumë dhe do të vazhdoj me këtë ritëm”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›