Në Belgjikë kapen 8 tonë kokainë

Policia belge bëri të ditur se në qytetin e Antverpenit ka zbuluar 8 tonë kokainë, me një vlerë prej 500 milion euro. Kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Evropë.
Kokaina ishte e fshehur në një kontejner me banane që transportohej nga Ekuadori, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Policia antidrogë e Belgjikës kishin ndjekur operacionin duke ndaluar trafikantët në Roterdam të Holandës, me ç`rast në grupin e të arrestuarve janë edhe katër shtetas holandez.
Droga e zbuluar ishte vendosur në kontejnerët me banane për majmunët dhe kafshët e tjera të egra në Kopshtin Zoologjik të Roterdamit në Holandë.
Policia lejoi që droga të udhëtoj deri në destinacionin e duhur, ku edhe u bë arrestimi i shoferit belg dhe katër shtetasve të tjerë holandez.