Berisha nuk njeh fitoren e PS në Kamëz: Është një rezultat i turpshëm dhe i manipuluar
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Kamzës, ku Rakip Suli u rizgjodh në krye të kësaj bashkie me një diferencë prej 10 mijë votash.
Në një komunikim për mediat Berisha e ka cilësuar rezultatin në Kamëz të manipulueshëm, duke thënë më tej se ka indicie se sistemi është vendosur në kontrolle të dyfishta.
“Të dhënat e besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz. PD në vitin 2021 ka qenë 10 mijë vota para PS. Në Poll-in më të saktë të 13 viteve të fundit i bërë në fund të shkurtit PD me PL ishin 14% para Partisë Socialiste, ndërkohë që manipulimi digjital e nxjerr PS 10 mijë vota para këtij koalicioni.
Kjo pra është absolutisht një rezultat totalisht i gatuar në mënyrë dixhitale dhe hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Shtoj këtu se Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtim me kërkesat për tu votuar në mënyra dixhitale. Edhe njëherë e them se rezultati i Kamzës pasi u konfrontua, u krahasuan rekorde elektorale dhe poll-et janë kryekëput të manipuluara”, tha Berisha.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
