E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet për vjedhje me dhunë 24-vjeçari

Një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë gjatë natës, pasi rezultoi autor i një vjedhjeje me armë dy net më parë në Kamëz. Sipas policisë në pranga ka rënë 24-vjeçari Renard Besim Markja banues në Kamëz Tiranë.
Policia thekson se ky person ka rezultuar se është autor i vjedhjes me armë e ndodhur dy net më parë në fshatin Kasallë Kamëz, të 26 vjeçarit Fatjon Filip Pepkolaj, i cili në momentet vjedhjes po qarkullonte me automjet në këtë segment rrugor së bashku me familjen e tij.

Nga kontrolli i bërë në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Renard Markja, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armë e ftohtë thikë, lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis Sativa, si maska me ngjyrë të zezë. Aktualisht, nga Strukturat e Hetimit të Krimit, po punohet intesivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjerave vjedhjeve të realizuara nga këta shtetas me tendencë kriminale.

Policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër në këtë vjedhje me dhunë, i cili tashmë është identifikuar. Materialet hetimore në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›