Beograd, jepen detaje të masakrës së Podujevës
Një ish-anëtar i njësisë famëkeqe serbe Skorpion ka dëshmuar me hollësi se si komandantët e tij masakruan 19 civilë shqiptarë në mars të 1999 në qytetin e Podujevës.
Dëshmia e tij erdhi në gjyqin kundër ish anëtarëve të Skorpionëve që po mbahet në Beograd.
"Pashë civilë të dilnin nga shtëpia. Së pari doli një plak, i pasuar nga dy gra me fëmijë në krahë dhe pas tyre vinin një djalë dhe një vajzë e vogël. Pas kësaj ndodhi ferri. Paraushtarkët thërrisnin mbështetuni pas murit, le t'i vrasim të gjithë"- tha dëshmitari i mbrojtur P1 dje në Beograd. /rel/