E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd, nacionalisti serb Dobrica Qosiç shtrohet në spital

Njeriu i cili urren më shumë shqiptarët, shkrimtari serb dhe ish presidenti i RSFJ-së Dobrica Qosiç është shumë i sëmurë.
 

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta serbe Blic e cila theksoi se Qosiç është dërguar me urgjencë në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd, për shkak të problemeve në zemrër.
 

Sipas gazetës gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar si serioze prandaj ai po mbahet në spital nën kontrollin e mjekëve.
 

Qosiç është 90 vjeç dhe njihet si ideator i politikave të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës me Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986. Ai ka përkrahur hapur regjimin e diktatorit Milosheviç, dhe genocidin e Karaxhiçit dhe Mladiçit në Bosnjë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›