E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbimi Kaka-Maicon, i pavërtetë

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka heshtur poshtë zërat se është duke u përgatitur një marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi i Kakas nga Real Madridi me mbrojtësin brazilian Maicon.

La Gazzetta dello Sport kishte shkruar të hënën se është duke u përgatitur marrëveshja mes dy klubeve evropiane, në mënyrë që Maicon të bashkohet me Jose Mourinhon në Bernabeu, ndërsa Kaka të kthehej në Milano, tek Interi.

“Këto janë të gjitha gënjeshtra. Është absolutisht e pavërtetë”, ka thënë Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›