E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu më i gjatë në botë shpëton 2 delfinë

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 18:30

BBC ka njoftuar se gjigantit mongol, Bao Xishun, iu kërkua ndihmë nga autoritetet në Kinë, për të shpëtuar jetën e dy delfinëve, pasi këta të fundit kishin ngrënë mjaft objekte plastike në një akuarium në Fushun, në veri-lindje të Kinës.

Përpjekjet për të nxjerrë jashtë stomakut të delfinëve objektet plastike me anë të instrumenteve të ndryshme kishin dështuar, pasi ata kontraktonin aparatin tretës, duke mos lejuar nxjerrjen e materialeve të dëmshme.

Xishun ka përdorur krahët e tij të gjatë, duke kapur me dorë të gjitha materialet plastike në stomakun e delfinëve, duke ju shpëtuar kështu jetët.

Bao Xishun mban rekordin Guinnes si personi më i gjatë në botë, më 2.36 metra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›