Zbulohen 'jashtëtokësorët' në brendi të tokës

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 17:30
Jetojnë në një ambient shumë të ndryshëm nga ai që ndodhet në sipërfaqe të tokës, ku presioni dhe temperaturat janë shumë të larta: për këtë arsye janë qenie të vërteta jashtëtokësore.
Bëhet fjalë për krimba, që jetojnë në një thellësi prej 3 kilometrash në brendësi të tokës.
Deri më tani, organizmat që arrinin të jetonin në kushte të tilla kanë qenë bakteret.
Këta krimba, të pagëzuar me emrin “nematode”, janë zbuluar falë një kërkimi të Universitetit belg të Ghentit, në pjesë nëntokësore të Afrikës së Jugut.