Beogradi, Biljana dhe shqiptarët
Në opinionin publik, në përgjithësi ra mjaft në sy heshtja që tregoi, pak a shumë, Beogradi në rastin e dy ngjarjeve që tërhoqën kohët e fundit vëmendjen e këtij opinioni: ardhja në Beograd e ish-presidentes së Republikës Srpska, Biljana Plavshiç, dhe mbytja e 16 shqiptarëve nga Kosova në ujërat e lumit kufitar Tisa, në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin serbo-hungarez. Por, shkaqet e kësaj heshtjeje, sidoqoftë, duket qartë se janë krejt të ndryshme, shkruante ditët e fundit në gazetën e përditshme serbe "Danas" gazetari i njohur vojvodinas, Jan Briza.
Biljana Plavshiç erdhi në Beograd nga Suedia, nga njëri prej burgjeve të së cilës u lirua para kohe, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit prej 11 vjetësh, me të cilin ishte dënuar nga Tribunali i Hagës për krimet më të rënda kundër njerëzimit në Bosnjë e Hercegovinë, përfshi ndjekjen dhe spastrimin etnik të popullsisë joserbe. "Zonja e çeliktë", sikurse e quajtën atë disa gazetarë vendës gjysmë-analfabetë, ishte madje e rrezikshme edhe për bashkatdhetarët e vet. Deklarata që ajo dha gjatë kohës së luftërave në territoret e ish-Jugosllavisë, se për arritjen e qëllimeve kombëtare ia vlen të sakrifikohet edhe gjysma e numrit të përgjithshëm të serbëve, bëri që t‘i hapë sytë me habi madje edhe vetë "kasapi i Ballkanit", Sllobodan Millosheviç.
Me një "legjitimitet" të tillë erdhi në Beograd znj. Plavshiç si një "patate e nxehtë" që mund t‘u digjte duart autoriteteve të larta të Serbisë. Dhe këtë, ç‘është e vërteta, askush nuk e fshihte. Ministri i Punës dhe i Politikës Sociale të Serbisë, Rasim Ljaiç, paralajmëroi publikisht që asnjë nga shtetarët nuk duhej të dilte dhe ta përshëndeste atë, sepse një gjë e tillë do të mund ta dëmtonte Serbinë në skenën politike ndërkombëtare. Në fakt, kështu edhe u veprua.
Por, sidoqoftë, paralajmërimi i Ljaiçit nuk kishte të bënte me shtetarët e "huaj" në Serbi, kështu që Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, e priti me mjaft përzemërsi Biljanën në aeroportin e Beogradit. Çështja, megjithatë, është se si e interpretuan këtë gjest të tij, lidhur me këtë edhe pozitën e Beogradit zyrtar, në Bashkimin Europian dhe në SHBA, dy nga shtyllat kryesore, mbi të cilat, të paktën zyrtarisht, mbështetet politika e jashtme e Serbisë. Me siguri, një habi suplementare ka ngjallur tek ata edhe fakti se gjatë vizitës së fundit të Presidentit të Rusisë, Dmitrij Medvdev në Serbi, në akademinë solemne që u zhvillua në pallatin "Sava Center" të Beogradit, sipas një protokolli, ta themi me terma të buta, të pazakontë, Presidenti i Republikës Srpska, qëndronte ulur pranë mysafirit të lartë nga Rusia dhe Presidentit Boris Tadiç. Dhe kjo, rastësisht ose jo, kur në të njëjtën ditë në aeroportin Butmir, nga ku u nis për në Beograd, ai paralajmëroi, megjithëse, ç‘është e vërteta, indirekt, se Republika Srpska, në rast se do i jepej rasti, do të shkëputej nga Sarajeva. Dhe këtë do ta bënte nëse do të siguronte një mbështetje të fuqishme nga ndonjë vend. Kështu që tani, le ta vrasin mendjen ata në Bruksel dhe Uashington, se cili vend mund të jetë ky.
Sidoqoftë, heshtja e Beogradit zyrtar pas vdekjes tragjike të 16 kosovarëve shqiptarë në Tisa është shumë më e pahijshme, ndërkohë që ai (Beogradi) i konsideron ata qytetarë të Serbisë, shkruan në "Danas" gazetari i lartpërmendur, duke vazhduar më tej se këta fatkeqë u mbytën në Tisa në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Hungarisë, megjithëse ky fakt, sigurisht, që nuk i zvogëlon aspak përmasat e kësaj tragjedie të tmerrshme, për më tepër, nëse kihet parasysh se midis tyre kishte edhe fëmijë të vegjël. Tragjedia e familjes Rama, në të cilën babai 29-vjeçar arriti të shpëtonte djalin njëvjeçar dhe vajzën e vet trevjeçare, por jo nënën e tyre, dëshmon mjaft për fatin mjaft të keq të këtyre fatkëqijve. Dhe, me të vërtetë, nuk është e vështirë të imagjinohet sesa i dëshpëruar ka qenë ky çift, gjersa guxoi që, me dy fëmijë të vegjël, në këtë stinë të vitit, nën petkun e natës, të rrezikonte jetën duke kaluar ilegalisht me një varkë kufirin në kërkim të një jete më të mirë. Nga tribunat popullore serbe nuk u dëgjua qoftë edhe një fjalë ngushëllimi ose keqardhjeje, ndërkohë që në to pretendohet se Kosova është Serbi! Atëherë si mundet që kosovarët shqiptarë ta ndjejnë veten si qytetarë me të drejta të barabarta në këtë vend? Si mund ta besojë bota se Beogradi, me të vërtetë, nuk do vetëm territorin e Kosovës, por edhe të gjithë banorët e saj, më shumë se 90 për qind të të cilëve janë shqiptarë?
m.s.