Trajkoviç: Beogradi po u bën presion serbëve të Kosovës
Një nga krerët e serbëve të Kosovës në pjesën qendrore, pikërisht Rada Trajkoviç, ka akuzuar krerët e Beogradit se po pengon integrimin e bashkatdhetarëve të tyre në shtetin më të ri të Europës. Në një intervistë për seksionin shqip të BBC-së, mjekja e cila përfaqëson kryesisht popullsinë serbe në Graçanicë, ka akuzuar edhe pjesën ekstremiste të veriut matanë lumit Ibër.
Sipas saj, "serbët e Kosovës kanë nevojë për një udhëheqje, e cila do të jetë e pranuar dhe që do të vendosë kushtet për Beogradin, Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare, si dhe që do të ishte në funksion të mbrojtjes së serbëve dhe të interesave të tyre".
Trajkoviç, e cila ka qenë lidere e koalicionit "Kthimi", por që tani nuk përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës, konsideron se "serbëve në hapësirat e Kosovës u duhet një institucionalizim i njohur ndërkombëtarisht që do të jetë legjitim dhe ligjor". Trajkoviç përsëri akuzoi Beogradin zyrtar dhe një pjesë të udhëheqjes së serbëve të Kosovës për fushatë kundër zgjedhjeve lokale në Kosovë. Madje këta të fundit i akuzoi për presion dhe represion mbi popullatën serbe, duke përhapur dezinformata, që sipas saj kanë për qëllim "ruajtjen e privilegjeve të tyre përmes përkrahjes së Beogradit". Kohët e fundit po shtohen shumë përplasjet mes udhëheqjes së Beogradit dhe serbëve të Kosovës, por edhe brenda kësaj popullsie ka një ndarje si me thikë. Kështu për shembull, popullsia që jeton në Mitrovicën e Veriut, por edhe në komunat e Zubin Potokut dhe Leposaviçit, janë më radikalë se serbët që jetojnë në pjesën tjetër të Kosovës, si në Graçanicë, Fushë-Kosovë, Rrafshin e Dukagjinit etj. Rada Trajkoviç deklaroi dje në intervistën e BBC-së se nëse serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të së dielës, ata mund ta humbin të drejtën për të kërkuar të drejtat e tyre, siç ka ndodhur edhe në Kroaci, në zonën e Krainës. Në mënyrë të prerë, "gruaja e fortë" e serbëve të Kosovës deklaroi se "zgjedhjet janë shumë të dëshirueshme dhe në të kundërtën frikësohem dhe në të vërtetë krejt kjo më përkujton një kohë para zgjedhjeve në Republikën Serbe të Krainës, kur shkonin njerëzit nga Beogradi të mbanin mitingje, ku flisnin se nëse dilni në zgjedhje do të humbni Beogradin. Serbët e Kosovës nuk duan të ndahen nga Beogradi dhe ai nuk ka të drejtë të heqë dorë nga serbët. Mendoj se një fushatë e hapjes së mediave në Beograd do të ishte e mirëseardhur që të paraqitet në një mënyrë të mençur dhe demokratike përcaktimi i serbëve dhe lobimi për daljen e serbëve në zgjedhje". Duke akuzuar krerët e subjekteve që ndodhen në veri, Trajkoviç theksoi se "ata po bëjnë presion, që të mos them represion, mbi popullatën, po përhapin dezinformata dhe po zhvillojnë fushatë që në thelb ka për qëllim ruajtjen e privilegjeve të tyre përmes përkrahjes së Beogradit për këto institucione jofunksionale, kurse në anën tjetër po e mbysin idenë se këto zgjedhje vërtet paraqesin një rast për mbijetesë të serbëve në hapësirat e Kosovës. Në të kundërt kam frikë se serbët do të detyrohen të ikin".
Përgatiti Y.P.