E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, Tiranë gjykatat lirojnë protestuesit e ndaluar

POGRADEC-TIRANE- Gjykata e Tiranës liroi sot 13 protestuesit e Partisë Socialiste të cilët u ndaluan nga policia dy ditë më parë kur protestuesit bllokuan disa akse kryesore. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurimit “detyrim paraqitje” një herë në javë në prokurori
Një trupe gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Altin Abdiu ka vendosur masën e sigurisë për të ndaluarit nga policia me akuzën e bllokimit të qarkullimit rrugor. Të ndaluarit nga policia ishin Shazivar Sula,Sami Beshiri, Gëzim Lila, Agim Balla, Besnik Saliu, Arben Fusha, Naim Karaj, Bejdulla Ulliri e Fatmir Koldashi, Edmond Tafa, Shpëtim Tresa e Festim Lulo

POGRADEC, LIROHEN 4 PROTESTUES Në KORCë

Gjykata e qytetit të Pogradecit ka vendosur sot lirimin nga paraburgimi të katër personave të arrestuar nga policia dy ditë më parë pas protestave të Partisë Socialiste që tentuan bllokimin e rrugës Korçë-Pogradec.

Pak minuta më parë, Gjykata e këtij qyteti shpalli vendimin pas zhvillimit të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të ndaluar nga policia e Korçës, Seladin Mekallari, K.Tanellari, Agim Turku dhe Detar , të katër shtetasit e lartpërmendur kanë lënë qelitë e paraburgimit pas vendimit të sotëm të gjykatës.
Sipas trupit gjykues vepra penale për të cilën ishin arrestuar katër personat nuk paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore ndërkohë që çështja penale ndaj tyre vazhdon.
Deputeti i PS Alred Dalipi reagoi sot rreth përplasjeve që ndodhën në Korcë dy ditë më parë mes protestuesve dhe policisë. “Ne nuk dëshirojmë në asnjë mënyrë përplasje me policinë, pasi nuk jemi kundër politisë së shtetit. Por në KOrcë

Sipas një deklaratave të policisë së Korcës dy ditë më parë, mësohet se shtetasit Detar Lipo, K.Tanellari, Agim Turuku dhe Seladin Mekollari janë arrestuar me akuzën e “mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit”.
Drejtoria e Policisë së shtetit prej dy ditësh në deklarata të ndryshme ka paralajmëruar protestuesit e Partisë Socialiste të mos bllokojnë rrugët duke pohuar se një veprim i tillë përbën vepër penale dhe dënohet nga gjobë deri në dënim me me 3 vjet burg.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›