Beogradi akuzon policë kosovarë për kontrabandë armësh
Zyrtarë serbë akuzojnë pjesëtarë të forcës policore të Kosovës për kontrabandë armësh në Serbinë jugore, ku kohët e fundit u plagosën 4 persona, në dy sulme të veçanta. Drejtori i policisë serbe Milorad Veljovic tha se Serbia ka regjistrime në video, ku paraqitet operacioni i kontrabandës.
Veljoviç tha sot se Serbia do t'ia japë videon Misionit të BE-së në Kosovë dhe kërkon të merren masa për personat e përfshirë në të. Associated Press citon një zyrtar të lartë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës ta ketë shprehur këtë akuzë "një fabrikim të motivuar politikisht”.
Jugu i Serbisë ka qenë skenë e përleshjeve me dhunë në
vitin 2001, mes forcave serbe të sigurisë dhe shqiptarëve. Në fillim të muajit,
tensionet u shtuan, pasi një sulm me granatë plagosi dy policë dhe një grua me
fëmijë. Qeveria e cilësoi shpërthimin veprim terrorist. //ad//