E Diel, 1 Nëntor 2026

KE propozon heqjen e vizave për shtetasit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë

Komisioni europian i propozoi sot Këshillit heqjen e vizave për shtetasit e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, pasi këto vende plotësuan kushtet e kërkuara nga Brukseli.

Shqipëria dhe Bosnja ishin të vetmet vende të Ballkanit perëndimor të cilat nuk arritën të përmbushin asnjë prej objektivave të parashikuar në udhërrëfyesin e hartuar nga Komisioni Evropian. Sot, komisioneri për Zgjerimin Olli Rehn tha se Udhërrëfyesi është ende i vlefshëm dhe tërësisht i arritshëm nëse autoritetet e këtyre dy vendeve përkushtohen tanimë plotësisht drejt standarteve të duhura. Nëse ato vazhdojnë të përparojnë me këtë ritëm – shtoi ai – besoj se të dyja vendet do t'i bashkangiten fqinjëve të tyre. Sipas zotit Rehn nëse përmbushen kushtet komisioni mund të mendojë përpilimin e një propozimi të ri që do t'i përfshinte edhe këto dy vende nga mesi i vitit 2010.

Sipas një njoftimi të Komisionit Evropian, Shqipëria dhe Bosnja vazhdojnë të kenë mangësi në kuadrin institucional për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në trajtimin e dobësive proceduriale të lëshimit të pasaportave si dhe në fusht e menaxhimit të kufijve dhe migracionit. //ad//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›