Beogradi dëbon ambasadorin e Malajzisë
Beograd (Start)-Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Beogradit zyrtar pas njohjes që Malajzia i bëri Kosovës si shtet sovran e i pavarur. Ministria e Jashtme e Beogradit i ka dërguar një kërkesë ambasadorit malajzez në Beograd ku i kërkon atij largimin nga jy vend. Përmes një komunikate zyrtare, Beogradi ka bërë të ditur se shkak për këtë ka qenë njohja që Malajzia i bëri Kosovës. Gjithashtu në komunikatë thuhet se ambasadori duhet të largohet nga Serbia për 48 orë pas marrjes së kërkesës serbe.