E Diel, 1 Nëntor 2026

Hartmann: Akuzat e Del Pontes të

Hagë (Start)- Ish-bashkëpunëtorja e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, zonja Florense Hartman, duke komentuar deklaratat e Karla del Pontes se gjoja luftëtarët e UÇK-së kanë trafikuar organet e serbëve të zënë rob gjatë luftës ka sqaruar se deklaratat e tilla të ish-kryeprokurores janë të papërgjegjshme dhe aspak dinjitoze.

Ajo më tutje i tha gazetës zvicerane Le Temps se Del Ponte kishte "prezentuar gjëra që ishte e pamundshme që me prova të krijoheshin faktet".

Zyra e Prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetimet e duhura dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, që ndërlidhet me akuzat, por nuk kanë gjetur asnjë provë për akuzat e tilla dhe nuk ka bazë për vazhdim të mëtejmë të hetimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›