E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi e di

Zyrtarë të Bashkimit Europian thonë se Serbia e ka kusht përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën në rrugën e saj drejt BE’së. Komisari për Zgjerim, Stefan Fule ka thënë se raportet Beograd-Prishtinë janë esenciale për shtetin serb. E në Serbi, Presidenti Nikolic ka deklaruar se shteti i tij do të marrë përgjegjësinë e plotë për zgjidhjen e mëtejme të situatës në Kosovë.

Progresi i Serbisë në raport me Kosovën dhe përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të jenë kushtet kryesore për Beogradin që të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Këto kërkesa të BE’së për Serbinë i ka përmendur Komisari për Zgjerim i BE’së, Stefan Fule. Ai ka thënë se Kosova mbetet njëri ndër kushtet kryesore për përparimin e Serbisë drejt Unionit.

“Në rastin e Serbisë po supozoj se Qeveria e re mund të bëjë progres në çështjet fondamentale që qëndrojnë në rrugën e hapjes të negociatave për anëtarësim, pra përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Fule, të martën, për portalin EurAktiv.

Duke përmendur vendimet e liderëve të BE’së , Fule ka thënë se udhëheqësit në Beograd janë të vetëdijshëm për plotësimin e kritereve para se të ndodhin hapa të tjerë të afrimit të Beogradit me Brukselin.

“Dhjetorin e kaluar, shefat e shteteve të BE’së dhe qeveritë kanë aprovuar një numër të masave specifike që Serbia duhet t’i implementojë. Qeveria e re tani është formuar dhe nuk asnjë dyshim se caktimi i datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit do të jetë një nga prioritetet kryesore”, ka parashikuar Fule.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›