E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi gati për të nisur dialogun me Prishtinën. Vulin: Duam OKB-në

Serbi- Drejtori i Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun më Prishtinën. Megjithatë ai shtoi se Serbia në asnjë rast nuk do të pranojë shantazhe.

Vulin tha për Agjensinë e lajmeve Beta se Beogradi beson se do të ishte më mirë nëse në këtë proces përfshiheshin Kombet e Bashkuara, raporton media serbe B92.

“Unë besoj se do të ishte gjë e mirë nëse përfshihej edhe OKB-ja në bisedime, por kjo varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit, Brukseli dhe jo thjesht nga Serbia. Në bësojmë se negociatat do të ishin më të efektshme dhe më të shpejta, nëse OKB-ja do të përdorte autoritetin e saj.” – ka shpjeguar ai duke thënë se kjo iniciativë do të shmangte një konflikt mes BE-së Serbisë dhe SHBA-së.

I pyetur se çfarë do të bënte ai nëse Kombet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në bisedime, Vulin tha: “Beogradi do do të marrë pjesë në të gjitha bisedimet gjithsesi”. “Për sa ne jeni në dijeni, negociata janë e vetmja zgjidhje”,- ka shtuar ai.

Referuar Vulin, Beogradi do një dialog në nivele më ta larta politike, që sipas tij do të sihte një shenjë pozitive për komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët se këto bisedime po merren seriozisht.

Vulin ka shtuar në deklaratën e tij se gjithsesi ky nuk është nëj takim përfaqësuesit e shtetit të Kosovës sepse Beogradi vijon të mos e njoh Kosovën si shtet, por ky konsiderohet si një takim me përfaqësuesit shqiptar legjitim të Kosovës.

“Presidenti serb nuk po takohet me presidentin e Kosovës. President serb mund të takohet vetëm me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve kosovarë kur kushtet të jenë përmbushur, por ato nuk janë përmbushur ende”,- ka theksuar krye i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.

Ai shtoi se Beogradi nuk do të nis dialogun me kryeministrin e Kosovën Hashim Thaçi derisa akuzat në të cilat ai është përfshirë mbi trafikimin e organeve dhe krime të tjera lufte kundër serbëve të jenë investiguar të gjitha.

Kur u pyet se cili është qëllimi i këtyre bisedimeve , në kohën që Thaçi ka deklaruar se bisedimet mund të jenë vetëm midis dy shteteve të pavarura, ai tha se përfaqësuesit ndërkombëtar duhet t`i shpjegojnë Prishtinës, se dialogu nuk është një monolog.

“Ky proces po zgjatet shumë dhe nuk po jep asnjë rezultat, kështu që ka nevojë të shpejtohet dhe të arrihen rezultate më të mira. Pse duhet ta mabjmë OKB-në jashtë bisedimeve kur ajo ishte një organizatë mjaft e fortë për të treguar të vërtetën rreth ngjarjeve që ndodhën në Kosovë”,- tha ai.

Matilda Alku/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›