Beogradi gati të hynte në luftë për Shqipërinë
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Adolf Sturmthal, korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”
12 prill 1939 - Edhe përpara pushtimit të Tiranës nga trupat italiane javën e kaluar, Shqipëria ishte që më parë e dominuar politikisht dhe ekonomikisht nga Italia. Italianët drejtonin monopolin shqiptar të duhanit dhe shfrytëzuan puset e naftës. Oficerët italianë sundonin ushtrinë 12 mijë vetëshe dhe forcat e policisë. Një gjeneral po nga ky vend ishte komandanti i kabinetit ushtarak të Zogut. Këshilltarët kanë qenë ulur në çdo kabinet ministror të vendit të vogël. Banka kombëtare u përkiste italianëve, madje dhe pallati i bukur mbretëror ishte ndërtuar nga qeveria fashiste si dhuratë për Mbretin Zog. Shqipëria ishte vendi i fundit ballkanik që kontrollohej nga Turqia, i cili zhvilloi ndjenjën patriotike. E ndarë mes fiseve kundërshtare, Gegët në veri dhe Toskët në jug, të cilët flasin dialekte shqiptare aq të ndryshme sa mezi marrin vesh njëri-tjetrin, u ndanë në myslymanë shumica dhe të krishterë, pakica. Ata jetojnë në një vend të thyer me pak mundësi komunikimi, ndërsa ndërgjegjja kombëtare u fitua me shumë ngadalësi. Për shumë shekuj ata ishin ushtarët më besnik të Perandorisë Osmane. Lufta për pavarësi nisi në fundin e viteve 1911. Një vit më vonë, Austria kërkoi pavarësinë e Shqipërisë, pjesërisht për t i mbyllur Serbisë rrugën drejt Adriatikut, pjesërisht për të penguar Italinë që të fitonte një tjetër pikëmbështetje në Gadishullin e Ballkanit. I mbështetur nga Austria, Princi Uilliam i Vidit, u zgjodh sundues i vendit. Mbretërimi i tij i pafat zgjati gjashtë muaj, gjatë të cilave Shqipëria u shkatërrua në shumë pjesë, duke mbetur e bashkuar vetëm për urrejtje ndaj sundimtarit të huaj. Në shtator, 1914, një luftanije austriake erdhi posaçërisht për të pasuksesshmin dhe princin jo shumë të aftë, Vid, duke i dhënë fund sundimit të tij të jetëshkurtër. Me Austrinë e larguar pas lufte, copëtimi i Shqipërisë nga Jugosllavia, Italia dhe Greqia dukej një verdikt i paracaktuar dhe me sa duket do të vihej në zbatim, por që kishte kundër Presidentin Uillson dhe vetë shqiptarët. Shqiptaro-amerikanët e mbështetën fuqimisht lëvizjen nacionalçlirimtare dhe Presidenti Uillson refuzoi të pranonte ndarjen e vendit. Shqiptarët u mblodhën për të nxjerrë jashtë pushtuesit nga vendi që ishte i pushtuar në fund të luftës nga italianët, jugosllavët dhe grekët. Në gusht të vitit 1920, trupat italiane lanë portin e Vlorës, ku mbajtën vetëm ishullin e Sazanit, duke dominuar kështu hyrjen në portin e qytetit. Trupat jugosllave dhe greke u larguan shumë më vonë. Që kur Amerika është tërhequr nga poltikat evropiane, fuqitë aleate janë ndjerë të lira për të kompensuar Italinë për humbjen Vlorës. Në një deklaratë të përbashkët në vitin 1921, Konferenca e Ambasadorëve, që përfaqësonte Anglinë, Francën dhe Japoninë, pranoi se “dhunimi i pavarësisë së Shqipërisë mund të përbëjë një rrezik për sigurinë strategjike të Italisë” dhe i besoi Italisë mbrojtjen e kufijve shqiptarë, duke ndërhyrë kurdo që ato kërcënoheshin. Sidoqoftë, Italia ishte fuqia më e mundshme për të rrezikuar pavarësinë e Shqipërisë, ashtu si duheshin vërtetuar ngjarjet përpara tragjedisë së tanishme.
Dominimi italian nis që nga 1934
Pothuajse menjëherë pas luftës, rivaliteti mes Italisë dhe Jugosllavisë për kontrollin e Adriatikut u rrit. Tani Jugosllavia luante rolin që Austria mbante përpara vitit 1914. Nën drejtimin e peshkopit Fan Noli, i diplomuar në Harvard, Shqipëria përkrahte Jugosllavinë, por me revolucionin e suksesshëm të Ahmet Zogut në vitin 1924, fitoi një pozitë më të favorshme. “Plumbat e artë” të Romës e kishin vendosur këtë çështje. Ahmet Zogut do t i jepej një hua italiane prej 50 milionë frangash ari. Që andej e tutje, Shqipëria u bë një nga tre ushtarët (askarët) e Italisë, së bashku me Austrinë dhe Hungarinë. Askari është emri i ushtarëve vendas nën urdhërat e Italisë në kolonitë e saj dhe ky emër u shndërrua në një pseudonim i territoreve të varura nga Italia që në mënyrë të palëkundur votuan në favor të protektorit të tyre të fuqishëm gjatë diskutimeve të ligës në lidhje me sanksionet. Kur u firmos Marrëveshja Ballkanike në vitin 1934, Shqipëria së bashku me Bullgarinë refuzuan t u bashkoheshin. Nga ana tjetër, frika e Italisë u bë shumë e fortë mes shteteve të Ballkanit, ku në sanksione përfshihej një klauzolë sipas të cilës asnjë vend ballkanik nuk premtonte se do t i vinte në ndihmë partnerëve të tij kundër sulmit një fuqie të huaj. Prandaj, çdo konflikt me Italinë për çështjen shqiptare, përjashtohej në mënyrë të veçantë nga detyrimet e kësaj marrëveshjeje. Politika e jashtme jugosllave ishte pothuajse e përcaktuar në mënyrë të veçantë nga frika e Italisë se Shqipëria do të ishte një kockë e fortë e konfliktit. Një përpjekje pajtimi bërë në vitet 1925 dhe 1926, u fundos kur Ahmet Zogu përfundoi marrëveshjen e parë të Tiranës, paraardhëse e një protektorati të plotë italian mbi fqinjin jugor të Jugosllavisë. Beogradi ishte gati të luftonte. Ai kërkoi dhe mori ndihmë nga Franca dhe për muaj të tërë në vitet 1926 dhe 1927 lufta për Shqipërinë dukej e pashmangshme. Por Italia nxitoi të ndërtonte një rrjetë rrethuese përreth Jugosllavisë. Bullgaria dhe Hungaria u bënë satelite të Romës, madje edhe Rumania, partner i Jugosllavisë në Marrëveshjen e Vogël, u neutralizua nga njohja e pavarësisë së saj nga ish-territori rus i Moldavisë (Bessarabia). U vendosën dhe kontakte ndërmjet Romës dhe ekstremistëve kroat, të cilët shpresonin që të pranonin ndihmën e Italisë në luftën e tyre me Beogradin. Pavarësisht përpjekjeve të Francës për të mos përmendur përgjegjësitë e Italisë, hetimi i Ligës në lidhje me vrasjen e Mbretit jugosllav, Aleksandër, në Marsejë, përforcoi faktin se grupet terroriste kroate kishin bërë përgatitjet e tyre në Itali, të pashqetësuar nga policia fashiste dhe ishin armatosur me revolverë italianë.
Stresa pa ndryshim në politikën jugosllave
E qetësuar nga arritja e garancisë së Francës, Jugosllavia vendosi të priste, ndërsa Italia vazhdoi penetrimin e saj ekonomik dhe politik në Shqipëri. Hap pas hapi, pavarësisht rezistencës patriotike nën udhëheqjen e Leon De Xhilardit, një ish-oficer kroat në ushtrinë austriake, vendi iu nënshtrua ndikimit italian. U ngritën shkolla italiane rrëfimi dhe oficerët italianë drejtonin të gjithë administratën. U hartuan dhe harta të reja nga stafi i përgjithshëm italian, bazuar në një studim topografik shumë të kushtueshëm të pjesëve më të pa shkelura të vendit. Shfaqja e Gjermanisë si një kërcënim i ri ndaj Francës, e ndryshoi situatën. Për sa kohë Jugosllavia mund të mbështetej tek ndihma franceze, Beogradi mund të ndihej i sigurt të mënjanonte çdo rrezik italian. Por kur Franca nisi t i vinte rrotull Italisë, për të ndërtuar frontin e Stresës kundër Gjermanisë, politika e jashtme e Beogradit pësoi një ndryshim radikal. Kryeministri Milan Stojadinoviç, nxitoi të firmoste një marrëveshje miqësie me fqinjin e fuqishëm. Tani Jugosllavia nuk guxonte më të kundërshtonte Italinë dhe Shqipëria u la padyshim në mëshirën e Romës. Nuk është e ekzagjeruar që të thuash se shumë kohë përpara të Premtes së Mirë, 1939, Italia e zotëronte Shqipërinë në të gjitha drejtimet dhe kështu, “pushtoi” atë që i takonte në të vërtetë, edhe pse nuk është e drejtë. Dy përfundime janë të mundshme që nuk duhet të kundërshtojnë njëra-tjetrën: Që Musolinit i nevojitej urgjentisht një sukses spektakolar për t u mbyllur gojën kritikës që krahasonte rezultatet e tij të dobta me arritjet mahnitëse të Gjermanisë: ndërsa përfundimi tjetër është se pushtimi ushtarak i Shqipërisë, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i një fushate pushtimesh të mëtejshme imperialiste. Tani Jugosllavia është në të njëjtën situatë si Çekosllovakia disa muaj më parë. Çështja e minoritetit kroat mund të përdoret për qëllime të njëjta si për lëvizjen autonome sllovake në Çekosllovaki, edhe pse Matçeku, lideri kroat, është një demokrat i sinqertë dhe një aleat i opozitës demokratike serbe.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009