E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, lista me 4 mijë familjet përfituese

Autori i Lajmit: red.
Qeveria miraton vendimin për legalizimin e parcelave ndërtimore për 3800 familje. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore, në favor të poseduesve të objekteve informale”. Ky vendim ka për qëllim kalimin në pronësi të rreth 3109 objekteve informale, të cilat u përkasin rreth 4 mijë familjeve, pasi ALUIZNI ka kthyer në terren përditësimin e tyre dhe kualifikimin për legalizimin. Këto lista, kanë kaluar të gjitha procedurat e kualifikimit nga ALUIZNI. Listat emërore përfshijnë 11 Qarqe me 3011 ndërtime (parcela ndërtimore) që u përkasin rreth 3800 familjeve, me një sipërfaqe rreth 1 milion m². Në listë ndodhen të dhënat personale të të gjithë përfituesve nga procesi si dhe sipërfaqja që do iu legalizohet, numri i kateve dhe të dhënat e tjera për secilën pronë. Gazeta “Ballkan” nis sot botimin e listës së plotë për qarqet kryesore si Tiranë, Durrës, Vlorë. Pjesa e dytë e listave do të vijojë në numrin e ardhshëm të gazetës.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›