Beogradi jeton ende me Millosheviçin
Beograd - Zyrtarë serbë kanë thënë se nuk do pranojnë bisedime direkte me kryeministrin Hashim Thaçi, meqë nuk e njohin si kryeministër të Kosovës, por politikanë serbë nga Kosova vlerësojnë se ky qëndrim nuk është i mençur dhe i takon ideologjisë millosheviçiane. Nënkryetarja e Këshillit Nacional Serb Rada Trajkoviç tha se mosnjohja dhe kontestimi i atyre që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, është pjesë e ideologjisë të së kaluarës, e cila është dashur të hiqet qafe me rrëzimin e Millosheviçit.