3 shqiptarë kandidatë për president në Maqedoni
Shkup - Në garën për president të ri të Maqedonisë do të konkurrojnë 7 kandidatë,nga të cilët 3 janë shqiptarë, Agron Buxhaku i partisë në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim,Imer Selmani i Demokracisë së re dhe Mirushe Hoxha e Partisë Demokratike shqiptare. Kjo e fundit është femra e vetme që konkurron për president shteti.
Fushata zgjedhore kur kandiatatët do të shpalosin platformat e veta zgjedhore zyrtarisht do të fillojë më 2 Mars dhe do të zgjasë 20 ditë . Edhe pse zyrtarisht fushata nuk ka filluar, kandidatët për president sidomos ata maqedonas janë duke zhvilluar një aktivitet të bujshëm parazgjedhor dhe çdo ditë janë mes qytetarëve.
Në anketat e bëra me qytetarët e Maqedonisë Imer Selmani për nga rejtingu gjendet i treti në listën e konkurruesve për president shteti. Ai ka një bekgraund të pasur politik dhe gëzon autoritet edhe te maqedonasit.
Në bazë të anketave të ndryshme, favoritë për president të Maqedonisë janë Gjorgji Ivanov profesor universitar i kandiduar nga partia maqedonase në pushtet VMRO DPMNE dhe Lubomir Fërçkovski, kolegë i tij, mbështetur nga partia opozitare maqedonase Lidhja socialdemokrate, të cilët sipas parashikimeve do to masin forcat në raundin e dytë të zgjedhjeve.