FSK, edhe këtë muaj, nuk do të ndodhë dekretimi i gjeneralëve
Shkup - Edhe këtë muaj duket se nuk do të ndodhë dekretimi i gjeneralëve të Forcës së Sigurisë. Kjo ndodh edhe pse shtatë gjeneralët e FSK-së që do të udhëheqin të 7 komandat e kësaj trupe, që prej 20 ditësh janë duke e vazhduar punën e tyre në postet ku janë propozuar. Arsyeja pse kjo nuk ka ndodhur është se kryeministri Thaçi ende nuk i ka dërguar propozimet e tij për ti dekretuar presidenti i vendit. Por, zëvendësministri i FSK-së, Behxhet Brajshori ka arsyetuar vonimin e emërimit të eprorëve, duke thënë se janë duke pritur modifikimin e emblemave të njësive në mënyrë që kur të ndodh dekretimi të jenë të kompletuara të gjitha proceset që kanë të bëjnë më hierarkinë e FSK-së.