Maqedoni zgjedhjet: Përfundon faza I përgatitore
Shkup - Ka përfunduar faza e parë përgatitore për zgjedhjet presidenciale dhe ato vendore në Maqedoni. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka verifikuar dhe ka zyrtarizuar kandidaturat e atyre që marrin pjesë në këto zgjedhje. Në garën për president do të marrin pjesë 7 kandidatë,nga ku tre janë shqiptare, ndër të cilët gjendet edhe femra e vetme që garon për postin e presidentit. Më 22 mars qytetarët e Maqedonisë do të zgjedhin edhe kryetarët e 84 komunave. Numri i atyre që garojnë për këto poste arrin 374.
Ndërkohë qytetarët me te drejtë vote, zgjedhin edhe përfaqësuesit e tyre në këshillat e komunave që quhen këshilltarë komunal, ku konkurrojnë disa mijë kandidatë. Mbajtja e këtyre zgjedhjeve është test për Maqedoninë në rrugën e vet eurointegruese. Zyrtarët japin garanci se zgjedhjet e 22 marsit do të jenë të rregullta dhe demokratike.
Drejtuesit e institucioneve shtetërore, e në veçanti ata të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thonë se po bëjnë gjithçka për të organizuar një proces zgjedhor sa më demokratik më 22 mars, kur votohet për presidentin e ri të shtetit dhe pushtetin lokal.
Për procesin zgjedhor të vitit të kaluar , kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, Maqedonia mori kritika të mëdha, sidomos për përfshirjen e institucioneve në parregullsitë zgjedhore.