Beogradi presion Zannierit për planin 6-pikësh
Beograd - Beogradi zyrtar i ka kërkuar hefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier që të nis sa më shpejt zbatimi i planit gjashtëpikësh. Gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd, Zannier është takuar me krerët më të lartë të shtetit Boris Tadiç, Vuk Jeremiç dhe Goran Bogdanoviç. ata i kanë kërkuar shefit të UNMIK-ut që të ndërhyjë sa më parë për të zbatuar planin e propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, në këmbim të asaj që Beogradi do të fokusohet vetëm në bisedime teknike.
Nga ana tjetër, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ka thënë se për dialogun teknik duhet përfshirja e të gjitha palëve. Sipas një komunikate shtypit të lëshuar nga UNMIK-u në Prishtinë, Zannier ka shprehur bindjen se Bashkimi Evropian, nëpërmjet misionit të tij, EULEX, mund të luajë rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve teknike. Në Prishtinë, ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi thotë se 6-pikëshi nuk është në asnjë agjendë kosovare.