Beogradi kërcënon arsimtarët serbë

Serbia dhe Kosova, përveç në rrafshin politik, po vazhdojnë betejat edhe në fusha të tjera. Kësaj here, nga Qeveria serbe janë vënë në shënjestër mësimdhënësit serbë që marrin paga të dyfishta, edhe nga Ministria serbe, e edhe ajo kosovare e Arsimit.
“Edhe një herë janë paralajmëruar të gjitha shkollat, drejtorët, të punësuarit në shkolla, që mos ta bëjnë këtë, që t’i zbatojnë qëndrimet e Ministrisë së Arsimit edhe Ministrisë për Kosovën”.
“Kjo është shkelje e rëndë, ndaj së cilës duhet ndërmarrë masa; duhet ndërprerë marrëdhënien e punës për të gjithë ata që po i marrin këto të ardhura”, thotë përfaqësuesi i Ministrisë serbe të Arsimit për Kosovën, që funksionon në Mitrovicë, Predrag Stojçetoviq.
Kjo kërkesë e Qeverisë serbe, në Prishtinë shihet si përpjekje për të penguar integrimin e serbëve në sistemin kosovar të arsimit.
Në të vërtetë, nxënësit serbë, që nga ’99-ta, asnjëherë nuk kanë mësuar me plan-programin e Ministrisë kosovare të Arsimit. Më shumë se dy vjet pas pavarësisë së vendit, vazhdon e njëjta metodë, meqë vetë Pakoja e Ahtisarit u lejon serbëve t’i përdorin plan-programet e Beogradit.
“Shkollat, të cilat ofrojnë mësim në gjuhën serbe, mund të zbatojnë plan-programe apo tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, me njoftim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës”, thuhet në pako, duke sqaruar se nëse Ministria e Arsimit kundërshton përdorimin e plan-programit, atëherë çështja do t’i referohet një komisioni të pavarur, për të shqyrtuar pajtueshmërinë e plan-programit, apo tekstit shkollor në fjalë, me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me këtë zgjidhje.
Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë duke u bërë përpjekje për harmonizimin e plan-programeve. Ai pranon se mësimdhënësit serbë paguhen dyfish.
“Ka të tillë, të cilët marrin edhe më tutje dy lloje pagash, mirëpo ne, si Ministri e Arsimit, kemi bërë përpjekje maksimale, që, përmes Komisionit për Rishikimin e Kurrikulumeve, i cili, këto ditë, po punon intensivisht, të rishikohen plan-programet e shkollave në gjuhën serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës; gradualisht t’i krijojmë parakushtet për integrimin e tyre”, thotë Hoxhaj.
Por, në anën tjetër, qeveritarët serbë vazhdojnë kërcënimin me largim nga puna ndaj mësimdhënësve serbë, nëse ata pranojnë paga nga buxheti i Kosovës.
“Me rëndësi është që t’i kushtojmë vëmendje asaj, nëse këta njerëz po punojnë në programe të tjera, sepse këta njerëz duhet t’u përmbahen në mënyrë të përpiktë vetëm programeve serbe dhe vetëm sipas sistemit që vlen në Republikën e Serbisë, në mënyrë që të mos e vënë në rrezik perspektivën e nxënësve, që mësojnë me këtë sistem”, thotë sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq.
Ministri Enver Hoxhaj thotë se gjatë vitit 2008 dhe 2009 është rritur interesimi i mësimdhënësve serbë për të marrë paga nga buxheti i Kosovës.
Me reformën e pushtetit lokal, buxheti për arsim kalon në komuna. Në këtë kuadër, si për komunat e reja serbe, ashtu edhe ato të mëhershmet, është ndarë buxhet i konsiderueshëm për arsim, një pjesë e të cilit shkon për pagat e mësimdhënësve serbë, pavarësisht se ata vazhdojnë të punojnë me plan-program të Serbisë.
Hoxhaj kritikon kushtëzimet që u bëhen mësimdhënësve serbë, duke theksuar se këto dërgojnë mesazhe të këqija jo vetëm drejt Kosovës, por edhe drejt përpjekjes së Serbisë që të integrohet në Bashkimin Evropian.
“Ftesa që është bërë para disa ditësh, neve na rikujton ftesat që janë bërë në vitin 2006, kur përpjekja ka qenë që, përmes politizimit të sistemit tonë arsimor, përmes përjashtimit të tyre nga sistemi ynë arsimo