Gurë kundër protestantëve

Për të shtatën herë, thyhet kisha protestante në Prishtinë. Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe aty nuk është vjedhur, thjesht i janë thyer xhamat e zyrës. Rasti ka ndodhur të martën pas mesnatës, duke u gdhirë e mërkura.
Kisha e Bashkësisë Ungjillore të Mesisë, e cila ndodhet në rrugën për parkun e Germisë, dyshohet se është demoluar nga tre persona.
Sipas policisë, ngjarjen e ka parë një dëshmitar, i cili e ka lajmëruar rastin. Ai person është roja e një marketi aty afër, që ndodhet pikërisht përballë zyrës së Bashkësisë Ungjillore të Mesisë.
Femi Cakolli, pastor i Bashkësisë Ungjillore që është sulmuar, tregon se ka biseduar me rojën, i cili i ka treguar se gjysmë ore pasi ka ndodhur ngjarja, ka mbërritur patrulla e policisë.
“Ndërsa hetuesi ka ardhur në mëngjes, kur unë kam qenë këtu. Ai vetëm i ka kontrolluar dhomat, i ka fotografuar gurët me të cilët janë thyer xhamat dhe asgjë më shumë. Nuk është bërë asnjë lloj hetimi, deri më tani”, shpjegon Cakolli për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...