Beogradi kerkon ekstradimin e vejushes dhe djalit te Miloshevicit
Ministri serb i Drejtesise kerkoi dje ekstradimin e vejushes dhe djalit te autokratit te fundit serb, Sllobodan Miloshevic, te cilet moren statusin e refugjatit nga Rusia. "Meqenese vendndodhja e tyre dihet, ministri i Drejtesise vendosi te kerkoje ekstradimin e tyre", behet e ditur permes nje deklarate te Ministrise. Sherbimi i emigracionit i Rusise konfirmoi ne fillim te ketij muaji se bashkeshortes se Miloshevicit, Mira Markovic dhe djalit te tij Marko, u ishte dhene statusi i refugjatit ne vitin 2006, meqenese jetet e tyre ishin nen kercenim ne Serbi. Serbia ka leshuar mandat arreste per te dy lidhur me akuzat per mashtrim nepermjet organizates nderkombetare te policise Interpol. Djali i Miloshevicit, Marko, u largua nga vendi kur i ati u rrezua nga pushteti ne tetor te vitit 2000. Markovic u largua nga Serbia per ne Rusi me 2003 gjate nje vale arrestimesh qe u pasuan me vrasjen e kryeministrit reformator, Zoran Xhinxhic.