"Lista e barnave do rishikohet plotesisht"
Lista me medikamentet e rimbursueshme do te rishikohet edhe nje here nga Komisioni qe harton ate. Ky eshte reagimi i Ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka nje dite pas studimit te Bankes Boterore qe e cilesonte kete liste si te paefektshme. "Jam i ndergjegjshem per mundesite financiare qe lejon buxheti i shtetit, por gjithashtu jam i ndergjegjshem per nevojen e madhe dhe emergjente qe qytetaret te kene mundesi reale per te perfituar nga barnat e rimbursuara", deklaroi dje Ndoka. Sipas tij ky rishikim i listes se ilaceve qe rimbursohen nga ISKSH ka te beje me largimin e atyre barnave formale dhe zgjerimin e saj me nje shumellojshmeri me te madhe ilacesh. Por, ky ndryshim do te behet ne baze te mundesive financiare qe ofrohen nga institucionet perkatese.