E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin perbuz gazsjellesin rival ne Evrope

Presidenti rus, Vladimir Putin, perbuzi sot nje projekt per ndertimin e nje gazsjellesi rival, duke theksuar se partnere te tille si Hungaria duhet te merrnin vetem nje makine llogaritese per te dale ne perfundimin se planet ruse ishin me me leverdi. Putin foli dje, perpara nje ceremonie nenshkrimi me ministrin e Jashtem hungarez, Ferenc Gyurcsany qe do t'i shtoje perkrahjen e Budapestit gazsjellesit "South Stream" te Moskes, qe ka konkurruar me projektin "Nabucco" te mbeshtetur nga BE-ja. "Detyra e partnereve tane eshte e thjeshte, te marrin nje makine llogaritese dhe te shikojne shifrat", deklaroi Putini.
"Eshte e qarte se projekti qe ne propozojme mund te realizohet dhe eshte i mbeshtetur me burime. Nese dikush do te germoje ne toke per te vendosur tubat aty, nuk kemi ndonje kundeshtim", deklaroi Putini. BE-ja shpreson qe projekti "Nabucco" do te zvogeloje varesine e saj ndaj Rusise, duke marre gaz nga prodhuesit e Azise Qendrore per Evropen Qendrore nepermjet vendeve ballkanike. Putini deklaroi se siguria e furnizimit te tregjeve evropiane te energjise do te forcohej nga hyrja e Hungarise ne projektin rus "South Stream". "Nese realizohet ky projekt dhe une nuk dyshoj qe do te behet, roli i Hungarise si nje lidhes i rendesishem ne zinxhirin evropian te energjise do te rritet dhe stabiliteti i furnizimeve do te behet me i forte", deklaroi Putini. Gyurcsany deklaroi se Hungaria ishte gati te vazhdonte te perkrahte projektin "Nabucco", por shtoi se mendonte se gazsjellesi "South Stream" do te ndertohej me pare.

Kandidatet kryesore ne zgjedhjet presidenciale

Rusia zhvillon te dielen zgjedhjet presidenciale, ku pothuajse dihet qe ato do t'i fitoje Dmitri Medvedev, njeriut te cilit presidenti aktual, Vladimir Putin i ka dhene mbeshtetjen maksimale. Me poshte vijojne te dhena per tre kandidatet kryesore, pjesemarres ne zgjedhje:

- DMITRI MEDVEDEV
- Mosha: 42 vjec
- Nivelet e arritura ne sondazhe: 70-80 perqind
- Slogani i fushates: Perpara Rusi!
- Karriera: aktualisht zevendeskryeministri i pare rus. Ka mbeshtetje te fuqishme mediatike. Do te jete presidenti i pare rus qe ka ardhur nga fusha e biznesit
- Premtimet: stabilitet, vazhdimesi, lufte kunder korrupsionit, vendosja e pushtetit te ligjit, ekonomi moderne
- Citimi kryesor: ''Nuk i kerkojme askujt te doje Rusine, por nuk do te lejojme njeri ta demtoje Rusine dhe do te respektohemi... jo me ane te forces, por me ane te sjelljes dhe suksesit''.

- GENADI ZJUGANOV
- Mosha: 63 vjec
- Nivelet e arritura ne sondazhe: 10-16 per qind
- Slogani i fushates: Zjuganov, presidenti yne!
- Karriera: lider veteran i Partise Komuniste, forca me e madhe opozitare ne vend.
- Premtimet: perdorimi i pasurive te naftes per rritjen e pagave dhe pensioneve, rritje e kontrollit te shtetit mbi ekonomine, rritja e fuqise ushtarake, promovimi i socializmit si fati i njerezimit
- Citimi kryesor: Bashkimi Sovjetik ishte fuqi e madhe dhe dinim te benim gjithcka. Kur kinezet nuk kishin nje fabrike me tere kuptimin e fjales, ne lundronim me nendetese. Beme avionet me te mire. Pushtuam hapesiren''.

- VLADIMIR ZHIRINOVSKI
- Mosha: 61 vjec
- Nivelet e arritura ne sondazhe: 9-14 per qind
- Slogani i fushates: Ju do te pergjigjeni per cdo gje!
- Karriera: nacionalist me retorike te fuqishme kunder Perendimit. Nuk shihet si kercenim. Thuhet se ''eshte aktor profesionist... por ne Kremlin e kuptojne se Zhirinovski ben vetem retorike dhe asgje tjeter''.
- Premtimet: ruajtja e Rusise nga armiqte e huaj, sigurimi i nje ushtrie te forte, politika mbrojtese strehimi dhe bujqesore, lufte kunder korrupsionit
- Citimi kryesor: ''Jam personi i vetem per njerezit''./

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›